Udhëtimi gjatë shtatzënisë 

Nënat që presin të lindin

Edhe gjatë shtatzënisë, udhëtimi me ne është i mundur. Megjithatë, ju rekomandojmë që para fluturimit të konsultoheni paraprakisht me mjekun tuaj. Në rast të një shtatzënie pa komplikime, udhëtimi lejohet deri në javën e 29-të pa paraqitjen e një vërtetimi gjinekologjik. Pas javës së 29-të të shtatzënisë, kërkohet një leje e posaçme për fluturim, e lëshuar nga mjeku juaj ose nga një shërbim përkatës mjekësor. E njëjta rregull vlen edhe në rastet e shtatzënisë me komplikime, si për shembull shtatzënia me binjakë ose me më shumë fëmijë.

Në sportelin e check-in-it mund t’ju kërkohet të paraqitni një dokument mjekësor ose kartelën e shtatzënisë, ku tregohet qartë java ose faza e shtatzënisë. Udhëtimi lejohet deri në përfundim të javës së 36-të të shtatzënisë. Nëse në momentin e nisjes ose të kthimit shtatzënia ka kaluar këtë afat, kompania mund të mos lejojë fluturimin për arsye sigurie. Të porsalindurve deri në moshën 7 ditore nuk u lejohet udhëtimi me avion.

Rezervo biletën pa vonesë

Rezervoni udhëtimin tuaj pa humbur kohë